Angjushev mohon akuzat për vajin e rrezikshëm, “kërcënon” gazetarët
Koço Angjushev, përmes kompanisë BRAKO, demanton se është përgjegjës apo se ka lidhje me importin apo shfrytëzimin e vajrave toksike. Angjushev madje njofton padi kundër laboratorit hulumtues të reporterëve për shkak të siç thotë konkluzioneve tendencioze dhe të pavërteta në emisionin e MTV-së. Nga BRAKO pohojnë se nuk janë konsumatorë i madh i mazutit që e kanë marrë nga EUROTIM, por se kanë shfrytëzuar rreth 100 tonelata mazut. Konsiderojnë se mund ta shfrytëzojnë mazutin sepse është i miratuar dhe i lëshuar në qarkullim nga organet përkatëse. Kurse, sa për takimin mes Angjushevit dhe pronarit të HEFA OIL, Ahmetoviqit, sipas përgënjeshtrimit, ai ka qenë në takim në Qeveri si përfaqësues i shoqërisë së Odave Biznis Centar nga Bosnja- thuhet në demantin e kompanisë së Angjushev “BRAKO”.