Diaspora

Tre shqiptarë dyshohet se janë viktima të një tragjedie në Gjermani

Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani.

Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb.

Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit.

Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.