Maqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që për gjysmë denarë të ulen çmimet e dizelit dhe të Benzinës BS-98, ndërsa BS-95 nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të

njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 27.10.2023, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 81,50 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V) ulen për 0,50

den/l, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve jegëse të transportit të datës 27.10.2023, kështu

që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 83,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i

EURODIZELIT (D-E V) është 81,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), ulet për 1,50 denar/litër, në raport

me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 27.10.2023, kështu që, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), është 81,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,883 denarë/kilogram, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të

naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 27.10.2023 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М1 SU është 46,291 den/kg.