Dr. Iljaz Ismaili, mjeku i syve në Klinikat e Shkupit që aplikon metodat më moderne oftalmologjike
Mjeku i mirë nuk të shëron vetëm me ilaçe, por me fjalë. Jo me fjalë të kota, por me fjalë të mira. Ka shumë mjekë për të cilët vlen ky konstatim por të rrallë janë ata që e dëshmojnë në vepër, si mjeku Iljaz Ismaili.
Ky mjek i njohur nga Gostivari në Spitalin klinik të Shkupit, shquhet edhe për profesionalizmin edhe për humanizmin e tij.
Ai aplikon metodat më moderne kirurgjikale për shërim të syve, por në mesin e pacientëve njihet edhe për mirësjelljen dhe nivelin e lartë të kulturës që tregon.
“Edhe nëse vëreni lodhje, në fytyrën e doktor Ilazit asnjëherë nuk mund të vëreni arrogancë ose nervozizëm ndaj pacientit”, thotë një paciente nga Kumanova.
Mirëpo ai nuk është i vetmi që shpreh fjalë miradije për mjekun e njohur nga Gostivari. Fjalë miradije për të mund të dëgjoni nga të gjithë pacientët, por edhe nga personeli mjekësor me të cilin bashkëpunon.
Mjeku Ismaili u bën thirrje prindërve të kenë kujdes të veçantë për shëndetin e syve tek fëmijët.
“Syri është organ shumë i rëndësishëm i njeriut, prandaj edhe kujdesi dhe trajtimi i syve është shumë i nevojshëm, po aq edhe i ndjeshëm, e sidomos tek fëmijët. Preferohet që nga mosha 3-vjeçare të fillojnë me vizita rutinore tek mjeku i syve”, thekson dr. Ismaili.
Ai shton se shkaku i alergjive, por edhe ndotjes së ajrit janë mjaft të shpeshtaedhe skuqjet dhe kruarjet e syrit. Zakonisht janë të padëmshme dhe shkaktohen nga të nxehtit, pluhuri, djersa, lodhja, etj. Këto janë kaluese dhe pushimi, shpëlarja me ujë të zakonshëm, apo vendosja e pikave lot artificial, i ndihmon sytë. Nëse edhe pas këtyre vazhdojnë ankesat, atëherë mund të bëni një vizitë te mjeku i syve apo te alergologu për shkak të mundësisë të keni ndonjë alergji ose ndonjë infeksion të syrit, keshillon dr.Ismaili.