Lajmet e rejaMaqedoni

(VIDEO) Me garanci 192 mijë euro, Rashkovski lirohet nga burgu shtëpiak

(VIDEO) Me garanci 192 mijë euro, Rashkovski lirohet nga burgu shtëpiak
Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, është liruar nga arresti shtëpiak, pasi këshilli penal i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion ia shfuqizoi masën e arrestit shtëpiak . Rashkovski ka dhënë garanci prej 192 mijë eurove pasuri të patundshme, njoftuan nga gjykata penale.

GJYKATA PENALE SHKUP

“Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar sipas propozimit për shfuqizimin e masës – Arrest shtëpiak për të dënuarin D.R., ka marrë vendim me të cilin shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak me garanci të caktuar në vlerë prej 11.868.762 denarë në pasuri të patundshme”.

Nga Gjykata Penale thonë se bëhet fjalë për një vendim jo të plotëfuqishëm, për të cilin pas pranimit të ankesës nga prokurori kompetent dhe përfundimit të lëndës në afatin e përcaktuar ligjor, do të dorëzohet për veprim kompetent në gjykatën e shkallës së dytë.

Rashkovski ishte në arrest shtëpiak për gati katër muaj. Ai u dënua për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash. Aktgjykimi nuk është i plotëfuqishëm dhe çështja është në gjykatën e apelit.