Takimi Kurti-Vuçiç/ Borrell: Palët vunë parakushte për njëra-tjetrën, s’patën gatishmëri për pajtim
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, ka folur pas takimit të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Borell është shprehur se kanë vënë parakushte për njëra-tjetrën dhe se nuk patën gatishmëri për pajtim.
“Palët vunë parakushte për njëra-tjetrën, s’patën gatishmëri për pajtim”, ka thënë Borell.
Pas disa ore bisedimesh të ndara me udhëheqësit e vendeve kryesore perëndimore, kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se Kosova e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të arritur me 27 shkurti dhe dokumentin për zbatimin e saj që u arrit në Ohër me 18 mars dhe se marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa.