Përplasje për rolin e Grubit në konkurset e punësimit të Bechtel dhe Enka
Përplasje gjatë punës së sotme të Kuvendit mes deputetes së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministrit për Sistem Politik Artan Grubi. Sipas deputetes Siljanovska Davkova, ministri Grubi nuk mund të sillet si menaxher i një kompanie private, e aq më pak me paratë e qytetarëve. I menjëhershëm ishte reagimi i Grubit.
“Fenomen interesant është vetë ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive. Pse? Sepse në këtë Kuvend ekziston një trup që është pandan i ministrisë së tij “Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive” por në të nuk ka arritur as edhe një ligj nga kjo ministri dhe as nuk është paraqitur zv/kryeministri i parë. Por e shohim se si dërgon thirrje për punësim për një firmë private të huaj “Behtel dhe Enka”. Ministri nuk mund të sillet si menaxher dhe as si zëdhënës, veçanërisht jo me paratë e qytetarëve ose taksapaguesve”, tha Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.
“Mbajë mend në të kaluarën në tre qeveritë e VMRO-së, nga 2006 deri 2017, gjatë secilit investim të huaj, kryeministri i atëhershëm ose ministri i Financave njoftonin se janë hap aq vende pune, u bënin thirrje qytetarëve të punësohen në ato kompani… Është lajm i rrejshëm. Nuk është paguar. Të dhënat janë publike mund t’i shihni te “Rrugët shtetërore”, edhe në Ministrinë e Transportit, edhe në Qeveri, asnjë penal s’është paguar. Vërtetë ju kam lakmi. Dua edhe unë një parti të tillë politike ku verbërisht do të besohet në udhëzimet e partisë. Profesoreshë më vjen shumë keq. Ndoshta kjo është arsyeja, meqë ju nuk jeni anëtare e partisë dhe nuk i dini qëndrimet e partisë që u ka zgjedhur, që u kandidoi për president dhe shpresoj t’ju kandidojë përsëri”, deklaroi Artan Grubi, ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
“Z. Grubi, ju keni qenë me ish kryeministrin atëherë në një qeveri. A i parashtroni pyetje vetes? Unë nuk kam qenë. E dyta, mos më tregoni kush është i dëgjueshmi i partisë. E dini çfarë keni thënë “Ai po vjen”, “Ai është duke ardhur”, “Ai është këtu” kurse një grua kryetare e organizatës komunale ju thotë se ju jeni i plotfuqishmi. Kam frikë nga gjëra të tilla”, nënvizoi Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.