Maqedoni

Mickoski akuzon Spasovskin: “Bashkëpunon me grupe kriminale”

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski thotë se ka indikacione se kreu i MPB-së në gjashtë vitet e fundit bashkëpunon me grupe kriminale në vend. Duke komentuar incidentin në qendrën tregtare East Gate Mall, Mickovski tha se pas ndryshimit të pushtetit për këtë rast dhe rastet e tjera do të formohen grupe pune për të gjetur përgjegjësit dhe bashkëpunëtorët e grupeve kriminale. Incidenti që ndodhi të martën me plagosjen e dy personave ende nuk është zbardhur nga policia e cila kërkon ndihmë për identifikimin e sulmuesit të kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer aktin në brenda qendrës tregtare Ministri i Brendshëm Spasovski tha se bëhet fjalë për përplasje mes grupeve kriminale në Shkup, por lideri i opozitës, Mickoski thotë se në këto incidentet ka gisht edhe kreu i MPB-së, Spasovski.
“Ata që duhet të ishin nëntokë dhe ata që duhej të ndiqeshin penalisht dhe të mbanin përgjegjësi për krimin, tani janë mbi tokë. Mendoj se ky njeri duhet të shqetësohet seriozisht pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni sepse ka shumë informacione që po vijnë dhe shumë indicie që na vijnë për bashkëpunim të ngushtë të kreut të punëve të brendshme me këto grupe kriminale…Dhe unë mendoj se ai është i frikësuar, unë mendoj se ai është i frikësuar dhe i shqetësuar dhe prandaj po përpiqet tani, mendoj, të imponojë veten si kandidat presidencial, kështu që herë pas here shohim se si konkurrojnë me Pendarovskin dhe kush më shumë do ti bëjë lajka Artan Grubit e Ali Ahmetit dhe këtyre grupe kriminale, por pas zgjedhjeve do të ndiqen seriozisht ata që duhet të jenë nëntokë, por edhe ata që ishin partnerë të tyre në koalicion me kreun e MPB-së.