Maqedoni

Limani krah zv/ambasadorit amerikan, Eric Meyer, në tribunën e EUROTHINK

Kryetari i Këshillit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani krah zëvendës shefit të misionit të ShBA-ve në vendin tonë, Eric Meyer ne tribunen e EUROTHINK që sot është zhvilluar në Shkup.

Tribuna, siç njofton Limani ka ardhur me rastin e mbarimit të projektit “Me Këshillat Lokal për Preventivë drejt një bashkpunimi më të mirë”, ku ai ka përfaqësuar komunën e Gostivarit.

“I nderuar të jem panelist në shënimin e përfundimit të projektit “Me Këshillat Lokal për Preventivë drejt një bashkpunimi më të mirë”, ku isha në panel së bashku me zëvendës shefin e misionit të ShBA-ve në vendin tonë, ekselencen e tij Eric Mejer, përfaqësuesin e Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, me kryetarin e komunës së Strumicës z. Kostadin Kostadinov dhe zëvendë kryetarin e Kisella Vodës, z. Ivan Mirkovski, si tre komuna që kemi memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Strategji Evropiane Eurothink”, shkruan Limani në rrjetet sociale.

Limani thotë se gjatë projktit “Me Këshillat Lokal për Preventivë drejt një bashkëpunimi më të mirë” Komuna e Gostivarit ka themeluar Këshillin për prevenim dhe Grupi operativ për mbrojtjen nga zjarret.

“Në konferencën perfundimtare të projektit “Me Këshillat Lokal për Preventivë drejt një bashkëpunimi më të mirë” ne fjalën time theksova se bashkëpunimi me Eurothink ka qenë i dobishëm për komunën dhe qytetarët tanë, pasiqë Komuna e Gostivarit tanimë ka themeluar Këshillin për prevenim i cili është funksional, si dhe është themeluar ekipi i parë tematik, respektivisht Grupi operativ për mbrojtjen nga zjarret. Poashtu, theksova se anketa e Eurothink në kuadër të projektit, na ka ndihmuar në detektimin e problemeve të caktuara në Komunën tonë”, thotë më tej Limani.

Ai shton se Komuna e Gostivarit do të vazhdon të përkrah dhe të të jetë pjesë e iniciativave të këtilla.