Ukshin Hoti
Malsor Grajqevci
Dita më e kobshme,
u zhduke pa gjurmë,
e ne kudo heshtem,
kurrë pa bë as zhurmë.
Kur dole nga burgu,
kushë të kidnapoj,
pse askush për ju,
fakte nuk kërkoj.
Ku mbete pastaj,
duhet t‘ket hetim,
llogari të ipet,
pa asnjë dyshim.
Si ka qenë e mundur,
kudo t‘bisedohet,
e kurr për ket trim,
si temë t’mos trajtohet.
Kurr nuk do të heshtet,
pa dalë e vërteta,
kriminelt në burgë,
kerkojmë sa t‘jetë jeta.
Varrin të ja dijmë,
pranë tijë të përkulem,
kudo shqipetaret,
me ket Hero mburren.
Lavdi e përjetshme,
Hero Ukshin Hoti,
me veper u bëre,
dhe jo me fjalë koti.