Rajon - Botë

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë do të ndal operacionet në Gaza “nëse nuk marrin karburant”

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar se operacionet në Rripin e Gazës do të ndalen nëse dërgesat e karburantit nuk lejohen në territorin e bllokuar, transmeton Anadolu.

“Nëse nuk marrim karburant urgjentisht, që nga nesër mbrëma do të detyrohemi të ndalim operacionet tona në Rripin e Gazës. Operacioni i Gazës do të përfundojë nesër nëse nuk marrim karburant”, tha UNRWA.

Izraeli ka nisur një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, duke vendosur 2.3 milionë banorë nën një rrethim të plotë dhe nën një bllokadë të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore.

Më shumë se 7.100 njerëz janë vrarë në konfliktin e fundit, duke përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.