Maqedoni

Ylber Sela ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Berlin

Ish-Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançevski, do të jetë Ambasadori i ri në Beograd – Serbi.

Në Izrael shkon Shpend Sadiki nga Ministria e Jashtme, kurse në Poloni Jasmin Qahil, gjithashtu nga MPJ-ja.

Para Komisionit për politikë të jashtme, javëne e ardhshme shtatë kandidatë për ambasadorë të rinj do t`i prezantojnë platformat e tyre për aktivitete diplomatike me cka do të finalizohet procedura para shkuarjes së tyre nëpër ambassada.

Shkrimtari dhe dramaturgu, Sashko Nasev, do të jetë Ambasadori i ri në Pekin – Kinë, kurse ish Zv/Ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski shkon në Bukuresht – Rumani.

Ambasador i ri në Berlin do të jetë Ylber Sela, Drejtori aktual i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20% të qytetarëve, derisa në Brazilia të Brazilit shkon Igor Popov nga Ministria e Jashtme. /KlanMacedonia/