Rajon - Botë

Deputeti britanik: Edhe sa palestinezë tjerë duhet të masakrohen për ta dënuar brutalitetin në Gaza

Imran Hussein, deputet nga Partia Laburiste kryesore e opozitës në Angli, në parlament ka pyetur sekretarin e jashtëm britanik, James Cleverly “edhe sa duhet të masakrohen përpara se kjo qeveri të dënojë këtë brutalitet dhe masakër” në Gaza, transmeton Anadolu.

Cleverly foli në parlament për konfliktin izraelito-palestinez dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve.

Duke folur pas fjalimit të sekretarit britanik, deputeti Hussein tha se sulmet ajrore pa dallim dhe rrethimi i plotë nga ushqimi, uji dhe furnizimet mjekësore në Gaza shkaktuan vdekjen e mijëra grave, burrave dhe më shumë se 1.000 fëmijëve të pafajshëm palestinez.

“Kjo tani është përtej një fatkeqësie humanitare”, tha Hussain.

“Xhamitë, kishat, shkollat, spitalet, furrat e bukës, objektet e ujit dhe shtëpitë vazhdojnë të rrafshohen nga ushtria izraelite. Kështu që unë kam një pyetje shumë të thjeshtë për ministrin e Punëve të Jashtme (Cleverly). Edhe sa duhet të masakrohen edhe 1.000 palestinezë të pafajshëm përpara se kjo qeveri të dënojë këtë brutalitet dhe masakër (në Gaza)”, tha deputeti Hussain.

Në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së deputetit, Cleverly tha se ata vazhdimisht përsërisin se duan të minimizojnë humbjet e mëtejshme të jetëve për popullin palestinez dhe se janë dakord për këtë çështje.

“Megjithatë, gjatë kësaj kohe nuk duhet të harrojmë faktin se mijëra raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael që nga 7 tetori. Në fakt, kemi një vlerësim se një nga viktimat më të mëdha në Gaza, e cila u pasqyrua gjerësisht në mediat britanike dhe ndërkombëtare, mund të jetë shkaktuar nga raketa e lëshuar nga Gaza drejt Izraelit. Prandaj, respektoj dëshirën (e deputetit) për të mbrojtur jetët. Mund ta siguroj se e kam të njëjtën dëshirë, por duhet të mendojmë me kujdes dhe të kujtojmë pse po ndodh kjo. Nuk duhet harruar se vrasja më e madhe kundër hebrenjve që nga Holokausti u iniciua nga Hamasi dhe se Hamasi qëllimisht rrezikoi palestinezët si pjesë e operacioneve të tij”, tha sekretari britanik.