East Gate Mall: Pasi kemi marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, vazhduam me punë normale
Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, pasi ka siguruar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, vazhdon me punë normale pas incidentit me armë zjarri që ndodhi sot në orën 15:00, njoftuan nga qendra tregtare.
“Bëhet fjalë për incident të izoluar, që ka ndodhur në nivelet nëntokësore të qendrës tregtare. Organet kompetente aktualisht po hetojnë në vendin e ngjarjes, mirëpo qendra tregtare vazhdon me regjimin e përcaktuar normal të funksionimit deri në orën 22:00” njoftuan nga “Ist Gejt Moll”.
Prej aty bëjnë të ditur se qendra tregtare është e pajisur me sistem adekuat të sigurisë fizike dhe teknike dhe monitoring për të garantuar sigurinë e vizitorëve.