Nesër fillon vaksinimi sezonal, ISHP-ja siguron 60 mijë doza
Në gjithë vendin nesër do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal. Në shtet kanë arritur 60.000 vaksina të cilat janë të dedikuar për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe punëtorët shëndetësor.
“Për momentin për Tetovën kemi 2000 doza plus kemi me pagesë, për personat që nuk iu takojnë grup moshave të caktuara. Rekomandimi jonë është të vaksinohen, sepse mbron nga katër lloje të viruseve të gripit, dhe rekomandohet sidomos për personat me imunitet të dobësuar, po ashtu për personat që janë gjithnjë të eksponuar dhe e rekomandojmë”, deklaroi Bllagorodna Boshkoska Voinoska, epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik.
Edhe pse mjekët rekomandojnë që të merret kjo vaksinë që të mos vjen deri tek përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, banorët kanë mendime të ndara për pranimin e saj.
“Nuk e di problem se di a do e marr, se tre i kam marrë para tre vitesh njëjtë sërish, ja në spital jam duke shkuar”.
“Deri më tani nuk e kam marrë por e di se duhet të merret. Se di do e shoh mbase do e marr”.
“Nuk kam aplikuar për asgjë jo. Por nëse është e nevojshme do aplikoj pse jo. Me siguri meqë jepet duhet të merret”.
“Nuk kemi lidhje me vaksinat aspak”.
“2500 dozat e vaksinimit për gripin sezonal të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë janë vetëm për target grupet siç janë fëmijët, grat shtatzëna dhe të rriturit mbi 65 vjeç. Por të drejtën për tu vaksinuar kundër gripit sezonal e kanë edhe personat që janë jashtë këtyre target grupeve, vetëm se ata, do duhet të paguajnë 800 denar, pra 100 denar më pak nga viti i kaluar”.