Vriten gjashtë punëtorë të agjencisë së OKB-së për refugjatët në Gazë
Gjatë punëtorë të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, janë vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, njoftoi sot Zyra e OKB-së për Çështje Humanitare (OCHA).
Izraeli është duke kryer sulme ajrore si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në qytetet jugore izraelite më 7 tetor, si pasojë e të cilave u vranë më shumë se 1.400 njerëz, sipas autoriteteve izraelite. Ushtria e Izraelit, e cila thotë se Hamasi po i mban 222 pengje, është duke u përgatitur për një pushtim tokësor të Gazës së mbipopulluar me palestinezë. UNRWA i nderoi punëtorët e vet të vrarë në Gazë qe nga 7 tetori përmes një postimi në rrjetin social X.
“Ne jemi të pikëlluar dhe i kujtojmë ata. Ata nuk janë vetëm numër. Ata janë miqtë dhe kolegët tanë”, shkroi UNRWA. Gati 590.000 njerëz, pothuajse gjysma e 1.4 milion njerëzve që janë zhvendosur brenda Rripit të Gazës që nga fillimi i bombardimeve, janë strehuar në ndërtesat e UNRWA, sipas OCHA-s.