Rikthehet futbolli në arenën më të madhe europiane
Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidat e raundit të tretë të fazës së grupeve, me gjigandët e kontinentit që do të luajnë në arenën më të madhe të futbollit europian. Në orën 18:45 luhet sfida mes Gallatasarajit dhe Bajernit të Mynihut për kreun e grupit A, teksa Mançester Junajtid do të kërkojë pikët e para në shtëpi përballë Kopenhagenit në orën 21:00.
Interi gjithashtu do të luajë në orën 18:45, ku në “San Siro” do të presë Salzburgun për të kërkuar tre pikët e radhës në grupin D. Reali i Madridit luan në transfertë përballë Bragës, teksa Union Berlin pret kampionët e Italisë, Napolin.
Një sfidë interesante është edhe ajo mes Seviljës dhe Arsenalit në Grupin B.
NDESHJET:
GRUPI A
GALLATASARAJI – BAJERN MYNIH 18:45
MANÇESTER JUNAJTID – KOPENHAGEN 21:00
GRUPI B
SEVILJA – ARSENAL 21:00
LENS – PSV 21:00
GRUPI C
BRAGA – REAL MADRID 21:00
UNION BERLIN – NAPOLI 21:00
GRUPI D
INTER – SALCBURG 18:45
BENFIKA – REAL SOCIEDAD 21:00