Ku shkuan paratë e BE-së?! Qeveria pa përgjigje konkrete, SÇE heshtë!
“Çfarë bëni ju, përveç se grumbulloni arsyetime për plotësimin e kërkesave të anëtarësisë…Pas mbështetjes së madhe me dekada, ku shkuan paratë e tatimpaguesve tanë…Gjithçka ka ngecur për shkak të mungesës së zbatimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Me pak fjalë, nuk ka vullnet real politik për ndryshim”, dekalroi Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës.
Për herë të dytë për disa muaj ambasadori holandez në Shkup, Jan Kop drejtpërdrejtë në fytyrë na e tha të vërtetën e hidhur. Siç thotë ai, mbështetja e madhe e BE-së në rrugën drejt eurointegrimeve dhe reformave shihet, por rezultatet nuk janë askund. Problemi kryesor është korrupsioni dhe mungesa e vullnetit politik për ndryshime.
Por nga Qeveria pa përgjigje konkrete për pyetjen tonë se ku kanë përfunduar këto para për të cilat flet Jan Kop. Në përgjigjen që kemi marrë, thuhet se kjo qeveri ka bërë shumë në vitet e fundit dhe se fajtore për këtë gjendje është garnitura e kaluar. Maqedonia e Veriut është e gatshme të punojë me ritëm intensiv për reformat e ardhshme, në përputhje me Planin e paralajmëruar të Rritjes nga kryetarja e KE-së Von der Lajen, thonë nga Qeveria.
“Pas më shumë se një dekade stagnimi dhe regres aktiv dhe sistematik të të gjitha proceseve demokratike që e sollën vendin në statusin e një shteti të robëruar, në gjashtë vitet e fundit Maqedonia e Veriut arriti të rivendosë demokracinë në vend dhe sot të njihet si sistem demokratik në të cilin çdo ditë dhe në mënyrë aktive punohet për të përmirësuar të gjitha sferat e punës dhe funksionimit, duke përfshirë përforcimin e funksionimit të shtetit ligjor”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Në përgjigjen që morëm nga Qeveria gjithashtu thuhet se duhet pasur parasysh se organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në vend janë të pavarura në veprimet e tyre dhe se në kuadër të integrimeve evropiane, çdo autoritet individualisht, në kuadër të kompetencave të veta, duhet të investojë në përmirësimin e punës së tij dhe në interes të qytetarëve