Në Kumanovë u mbajt konferencë impozante shkencore (Foto)
Dje në Kumanovë, në lokalet e Fakultetit të “Administratë Biznesit”, u mbajtë një Konferencë impozante shkencore me temë:
Padrejtësitë nga BE-ja ndaj shqiptarëve, që ju bënë me coptimit e tokave stërgjyshore.
Konferencën e organizoi FNLDNJ-IGFM, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, menaxhuar nga kryetari Idriz Sinani, me stafin e tij.
Në këtë konferencë morën pjesë me fjalimet e tyre emra eminent, nga institucionet e ndryshme, po edhe të shkencës, nga të gjitha trojet tona si: Shqipëria, Kosova, RMV, Mali i Zi, Lugina e Preshevës.
Në fund organizatorët ndanë mirënjohje atyre që ndër vite kontribuan në ngritjen e zërit për të drejtat dhe lirit e njeriut, ku edhe unë pata nderin të jemë në mesin e tyre që ju ndanë mirënjohje, në mesin e të cilëve edhe për portalin informativ të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Lideri.mk.