Maqedoni

VMRO dhe LSDM me vlerësime diametralisht të kundërta për gjendjen ekonomike

Rreth 80.000 qytetarë në vendin tonë do të jetojnë me vetëm 60 denarë në ditë, ndërsa 600.000 do të jetojnë në varfëri. Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar Qeverinë për paaftësi pas parashikimeve të Bankës Botërore për rritje ekonomike prej vetëm 1.8 për qind në Maqedoninë e Veriut, më e vogla në rajon.

VMRO-DPMNE

“Kovaçevski premtoi rritje mesatare vjetore të BPV-së prej 5%, dhe këtë vit, sipas raportit të Bankës Botërore, do të përfundojmë me rritjen më të ulët ekonomike në rajon, me vetëm 1.8%. Kovaçevski dhe LSD folën për inflacion prej 5,6%, ndërsa Banka Botërore parasheh inflacion dyfish më të lartë”.

VMRO thekson se raporti i Bankës Botërore është përgënjeshtrimi më i mirë i të gjitha gënjeshtrave që thuhen nga qeveria e BDI-së dhe LSD-së. Sipast tyre Fakti i theksuar nga Banka Botërore se Maqedonia e Veriut do të ketë rritjen më të ulët, deficitin më të lartë dhe inflacion të madh është humbje.

Ndërkaq, nga LSDM-ja vazhdojnë lavdërohen se mbështetja që u kanë dhënë kompanive vendore dhe politikat e tyre të suksesshme i kanë sjellë vendit 800 milion euro investime.

LSDM

“Në gjashtë muajt e fundit LSDM ka siguruar mbështetje shtetërore rekord nga 100 milion euro për 919 kompani vendore, përmes ligjit për mbështetje financiare të investimeve. Këto kompani tashmë kanë reazlizuar investime prej 500 milion eurosh dhe 300 milion të tjera janë në fazë të realizimit periudhën në vazhdim. Këto janë 800 milion euro investime nga ana e kompanive vendore”.

Më tej shtojnë se LSDM vazhdon me masa dhe hapa për mbështetjen e kompanive vendore, që të jenë konkurente dhe të përkushtuara për tregun e hapur të BE-së.