Maqedoni

Iku nga dënimi me burg, kapet në Tabanoc

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje në Tabanoc ka kapur një 39-vjeçar nga Ohri, i cili i kishte ikur vuajtjes së dënimit me burg prej 2 vjetësh.

Ai është dërguar për të vuajtur dënimin në Burgun e Strugës.

“Më 15.05.2021 në ora 12.45, në Vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga liria është privuar F.K.(39) nga Ohri, për shkak se është gjetur në listën-STOP për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën e kryer penale nga neni 300 të Kodit Penal. Personi është dorëzuar në SPB Kumanovë, pas çfarë është dërguar në Burgun e Strugës për të mbajtur dënimin”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.