Maqedoni

Transporti publik në Shkup të hënën do të qarkullojë sipas orarit të së dielës

Për shkak të festës shtetërore 23 Tetori- Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë, të hënën, transporti publik do të qarkullojë sipas orarit të së dielës, do të punojnë dy pika për shitjen e biletave, ndërsa Teleferiku do të funksionojë si zakonisht prej ores 10:00 deri në orën 18:00, kanë njoftuar sot paradite nga NQP Shkup.
“Pikat për shitjen e biletave në Qendrën transportuese në dalje dhe në Gjorçe Petrov do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00. Teleferiku do të funksionojë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndërsa në ora 17:00 – 17:30 do të jetë vozitja e fundit nga poshtë lart, gjegjësisht në orën 17:45 është vozitja e fundit nga lartë poshtë”, potencohet në njoftim.