Pendarovski:Qëllimshëm vjetërsohen lëndët,duhet të zbulohet pse
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 ka folur për vjetërsinë e lëndëve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, duhet të zbulohet se pse kjo ndodh kështu.
“Unë jam përgjuar 3 vjet. Ajo lëndë është kthyer tre herë në gjykim të serishëm. Pse nuk ka përfunduar deri tani? Këtu ka bllokada që bëhen nga një pjesë e gjykatësve. Tetë vjet nuk mund të gjykoni rast… Ju mund të gjeni arsye… Dobrilla Kacaraska e ka gjykuar rastin më kompleks për 27 prillin, natë e ditë pati seanca dhe e solli deri në aktgjykimin përfundimtar. Do të thotë gjithçka mundet. Unë nuk hyj në dënimet dhe materialin dëshmues, por rast shumë i veçantë, por e ka mbaruar punën. Për lartësinë e dënimeve mund të pajtohemi ose jo. Ja të kthehemi për Qytetin Dielli, në Prokurori qëndron se Janakieski ka kryer veprën në vitin 2007, 16 vet jemi nga aktvendimi i parë. Dua të shikoj pse e bënë këtë. Shikoj pse po ndodh kjo zvarritje e qëllimshme e rasteve. Dje u vjetërsua lënda në të cilin ishte Mijallkovi, në shkurt u vjetërsua lëndë tjetër dhe nuk ka përgjegjësi dhe këshilli gjyqësor nuk ka reaguar”, tha Pendarovski.