Lëvizja Demokratike reagon ndaj Qeverisë: Qeveritarët me rroga mbi 2000 euro, pensionet nuk mjaftojnë as për ilaçe
Lëvizja Demokratike ka reaguar sot ndaj Qeverisë, për të cilën tha se sillet sikur nuk ndodh asgjë edhe pse pensionistët vazhdimisht po protestojnë. Lëvizja Demokratike konsideron se kërkesa e tyre për rritje lineare prej 5000 denarë si dhe pensioni minimal prej 20.000 denarë është reale, aq më tepër kur, sipas tyre, dihet se shporta konsumuese e një familje katër anëtareshe është pothuaj 50.000 denarë.
“Nga 333.000 pensionistë, 94.000 (pra 1/3 e të gjithë pensionistëve) marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.000 denarë. Qeveritarët rrogat e tyre i rritën për 78% duke arritur vlerën mbi 2000 euro, ndërsa pensionistët kanë pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçet e tyre. Qeveria po e nënçmon dhe po e bën barrë të familjes një shtresë siç janë pensionistët që tërë jetën e tyre kanë punuar ndershëm!”- tha Ramiz Dema, Lëvizja Demokratike