Pushtimi i Ukrainës, Kievi: Kisha Ortodokse Ruse po rekruton mercenarë për të luftuar ndaj nesh
Kisha Ortodokse Ruse ka krijuar kompani private ushtarake për të rekrutuar dhe trajnuar luftëtarë, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Në një postim në platformën Telegram, SBU shkruan se kisha ishte “e angazhuar në rekrutimin dhe trajnimin luftarak të mercenarëve për luftën kundër Ukrainës”.
“Preferencë u jepet burrave që kanë shërbyer tashmë në njësitë ushtarake të vendit agresor dhe kanë përvojë luftarake. Pas regjistrimit të mercenarëve në radhët e PMC të Kishës së Moskës, ata i nënshtrohen një kursi trajnimi ushtarak-taktik dhe zjarri nën drejtimin e instruktorëve nga shërbimet speciale ruse”, shkruan SBU.
Shërbimi i sigurisë tha gjithashtu për të maskuar stërvitjen luftarake, organizatorët “kryejnë trajnimin e rekrutëve” ekskluzivisht brenda mureve të katedrales”.