Kërkojnë 30% rritje të pagave, punonjësit e shëndetësisë në protesta
Sirenat dhe dritat e autoambulancës i ndezën në shenjë proteste për kushte më të mira pune!
Në këtë formë shoferët e ambulancave iu bashkuan protestës së punonjësve të shëndetësisë të cilët po kërkojnë paga për jetë më me dinjitet.
Punonjës nga shumë spitale dhe ambulanca nga mbarë vendi dolën sot para objekteve për të protestuar.
Kërkojnë 30% rritje të pagës, rritje të bonusit të infeksionit nga 1% në 4% dhe shndërrimin e kontratave të punës nga fikse në të pacaktuar për ata që punojnë me kontratë në punë.
“Vazhdojmë edhe më tej me protestat, domethënë 5 kërkesat tona janë, 30% rritje të rrogës, rishikimi i një marrëveshjeje kolektive, rritja nga 1 deri në 4% e bonusit të infeksionit, benefite për përvojën e punës dhe transformimi i punëtorëve nga me afat të përcaktuar në atë të pacaktuar”, tha Bobi Bojçevski, koordinator i Sindikatës së pavarur të punëtorëve shëndetësorë.
“Me 25 vjet përvojë pune paguhemi më pak se rroga fillestare në markete”, tha Kristina Olievska -punonjëse shëndetësore. Theksoi se kanë pacientë nga e gjithë Maqedonia, si dhe nuk kërkojnë më tepër përveç se t’ua rrisin pagat që të munden të mbijetojnë.
“E duam shtetin, duam të qëndrojmë këtu, e duam profesionin, megjithatë nuk mund të mbijetojmë. Për këtë i kërkojmë këto punë që neve na takojnë. Pyesni pacientët se çfarë shërbimi marrin nga ne dhe do e shihni e ne jemi të vetmit njerëz që fatin e pacientëve e vendosim në vend të parë, para fatit tonë. Punojmë profesionalisht, për ketë duam të kemi jetë me dinjitet, mjaftë më është”, theksoi Kristina Olevska, sindikata e spitalit “8 shtatori” Shkup.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të gerontologjisë, Lozo Kostovski, rikujtoi se rritja e pagës nuk varet nga Ministria e Shëndetësisë por nga Ministria e Financave.
“Çfarë duhet ne të bëjmë tani, duhet tani në këtë moment t’i thërrasim punonjësit e shtëpive private të shëndetësisë, ato që janë mjekë amë, t’i ndërpresin dhëniet e udhëzimeve, pa dallim për ku, ato që janë për sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet onkologjike dhe diabetikët, vetëm për ato për të tjerët t’i ndërpresin udhëzimet, çfarë do të ndodhë pastaj?!”, tha Lozo Kostovski, kryetari Sindikatës të Pavarur të Gerontologjisë.
Protesta u mbajtën në shumë lokacione, por gjatë kohës së pauzës së punonjësve, me qëllim që të mos mungonte shërbimi ndaj pacientëve.