Fondi pensional-invalidor me sukses po i plotëson obligimet ndaj të punësuarëve që janë grumbulluar nga vitet e kaluara
Deejtori i FPIMV, Arsim Hasani, ka prezantuar informacion të shkurtër për pagesën e diferencës së regresit dhe kompensimit të Vitit të Ri, si dhe për plotësimin e obligimeve të grumbulluara ndaj të punësuarëve nga vitet e kaluara.
Në vazhdim sjellim informacionin e plotë:
Pas padive të shumta të ngritura nga punonjësit e Fondit të FPIMV-së, dhe lidhur me të drejtat e mospërmbushura dhe pjesërisht të përmbushura nga Marrëveshja Kolektive në vitet e kaluara, menaxhmenti i Fondit i FPIMV-së i udhëhequr nga u.d. drejtori Arsim Hasani, në tre muajt e fundit ka ndërmarrë veprime në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të papaguara ndaj punonjësve për vitet e kaluara.
Me atë rast janë paguar: diferenca, përkatësish pjesa e papaguar e regresit për pushim vjetor për vitin 2020 në shumë prej 2.977 denarë, pjesa e papaguar e regresit për pushim vjetor për vitin 2021 në shumë prej 2.318 denarë dhe kompensimi për Vitin e Ri, për vitin 2020 në shumë prej 28.294 denarë.
Aktivitetet do të vazhdojnë deri në fund të këtij viti, si në drejtim të shlyerjes së detyrimeve të papaguara nga vitet e kaluara, ashtu edhe në drejtim të përmbushjes së detyrimeve aktuale në përputhje me Marrëveshjen Kolektive. Së shpejti do të paguhet diferenca, përkatësisht pjesa e papaguar e regresit për pushim vjetor për vitin 2022 në shumë prej 4.746 denarë, ndërsa për këtë gjë janë siguruar mjete dhe deri në fund të vitit do të paguhet edhe regresi për pushim vjetor, në shumë prej 10.000 denarë.
Po bëhen përpjekje që detyrimi për kompensimin e Vitit të Ri për vitin 2021 të paguhet plotësisht ose së paku pjesërisht në shumë prej 29.294 denarë.
Me pagesën e detyrimeve të papaguara në bazë të Marrëveshjes Kolektive do të pushojë baza për ngritjen e mëtutjeshme të padive nga punonjësit.