Maqedoni

Ministri Azir Aliu realizoi takim me rinitarët e ASH-së në Tetovë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu zhvilloi sot një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRASH-it në Tetovë, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimarje.

Ministri Aliu theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, sepse rinia është e tashmja dhe e ardhmja e vendit.

Takime të tilla janë të rëndësishme për të nxitur angazhimin e të rinjve në zhvillimin e shoqërisë dhe vendimarjes politike.

Në takimin jo formal të Ministrit Aliu me të rinjtë, u diskutua se cilat strategji janë më të përshtatshme për t’i vendosur të rinjtë në qendër të implementimit të proceseve inovative, angazhimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në politikat vendimmarrëse të Maqedonisë së Veriut.

Ministri Azir Aliu në këtë takim identifikojë sfidat dhe mundësitë që lidhen me përfshirjen e të rinjve në proceset inovative dhe politikat vendimarrëse.

Ai gjithatu promovojë zhvillimin dhe aplikimin e strategjive për përfshirjen dhe suksesin e digjitalizimit i cili luan një rol të rëndësishëm në përfshirjen e të rinjve në zhvillimin e strategjive.

Të rinjtë u informuan për mundesitë që kanë për të përfituar nga programet dhe iniciativat e ofruara nga Europa Digjitale, si dhe për ndryshimet e ligjeve për të përmirësuar dhe për të përmbushur sfidat dhe mundësitë e digjitalizimit, administradës publike dhe mediave.

Ky takim është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të rinjtë të jenë pjesë aktive e zhvillimit të vendit dhe për të siguruar se politika dhe inovacioni janë të përshtatshme për nevojat dhe aspiratat e tyre.