KH Alkaloid nesër do të debutojë në skenën europiane/ Llazarov: Kjo do të jetë ndeshje historike për klubin tonë
KH Alkaloid nesër do të luaj ndeshje që janë në organizim të FEH. KH Alkaloid, në ligën e Europës, do të pres kampioni nga Serbia, Vojvodina. Udhëheqësi i KH Alkaloid, Kirill Llazarov, është i kujdesshëm dhe në të njëjtën kohë optimist, para fillimit të klubit në ndeshjen e dytë cilësore në FEH. Takimi Alkaloid – Vojvodina, do të luhet nesër në orën 20:45 në QS “Jane Sandanski”. Sezonin në grupin F nga 18:45 do ta hapë Skenderbeg dhe La Rioha.
“Kjo është një ndeshje historike për klubin tonë. Ne do të përpiqemi të jemi konkurrues, të japim maksimumin dhe të paraqitemi denjësisht. Pres një ndeshje cilësore, shpresoj që lojtarët e mi t’i përgjigjen presionit. Lojtarët e mi ndihen pak nervozë, por kjo është normale dhe unë kam qenë hendbollist dhe e di se si është, por kjo është shenjë e mirë. Nëse jemi në nivelin e duhur, mendoj se do të kemi shansin të befasojmë Vojvodinën. Megjithatë, ky është vetëm fillimi dhe shpresoj se do të jetë një përvojë e madhe për atë që vijon në të ardhmen.”- deklaroi Kirill Llazarov – KH Alkaloid.