Nexhat Pustina, poet markant që tani 41 vite i mungon Tetovës dhe viseve tjera shqiptare (Foto)
Nga ora poetike në organizim të Shoqatës shkrimtarëve OENEUM Tetovë
Homazh për poetin markant Nexhat Pustina, përurimi i pllakës përkujtimore te banesa e tij në Tetovë dhe përurimi i dhomës muze. Në njejtën ditë, homazh te varri i tij në Dibër dhe ora e madhe poetike në pallatin e kulturës para dibranëve bujarë e gjitha në një ditë. Nexhat Pustina,poet që jetoi me vuajtjet e popullit,me shirt rebel, lirik sublim, filigran në vargje me shpirt të trazuar si vullkan i pashuar, për kontributin e tij në arsim dhe letërsinë shqipe meriton që kjo rrugë në tetovë, që ende mban emrin e JNA famëkeqe e zullumqare, propozojmë ne si Shoqatë e shkrimarëve OENEUM TETOVË ta mbajë me krenari emrin e poetit tonë bohem që 41 vjet i mungon Tetovës dhe gati e kemi haruar. Nuk jemi të vetëdijshë sa borxh u kemi këtyre pishtarëve rë arsimit e letërsisë shqipe.
Nexhat Pustina u lind në Dibër më 20.04.1926 dhe vdiq në 1982 në Tetovë. Rrjedh nga një familje e vjetër qytetare. Shkollën fillore e kreu në Kastriot – Republika e Shqipërisë, ndërsa katër klasë të tjera në gjimnazin e Tiranës. Në vitin shkollor 1945/46 Nexhati i ri do ta kryej edhe kursin pedagogjik pranë Normales së Shkupit duke u kualifikuar për mësues, ndërsa më vonë edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike.Karrierën si mësues Nexhat Pustina e filloi në vitin shkollor 1945/46 pikërisht në fshatin Vaksincë/Kumanovë, ku nevoja për kuadro mësues ishte mjaft e madhe.
– Mirëpo, përveç në rrethin e Kumanovës, ai punoi si mësues thuajse në të gjitha viset e banuara me shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Me një fjalë, ku e lypte nevoja aty ishte Nexhati. Kësisoj, viti shkollor 1947/48 e gjen në mesin e nxënësve të fshatit Kamjan të Tetovës, pastaj në Vrapçisht dhe Gostivar. Shtigjet jetësore e shpiejnë në rrethinën e Shkupit ku prej vitit 1950 e deri më 1954 do të përhapë rreze diturie në fshatin Gllumovë, ndërsa në vitin shkollor 1955/56 edhe në Strugë.
– Një vit më vonë punon si mësues në Dobrosht të Tetovës. Këtu i kaloi plot dhjetë vjet, përkatësisht deri më vitin 1967, kur u emërua mësues në shkollën fillore “Migjeni” të Tetovës. Nexhati, tashmë si arsimtar punon me klasë të larta. Ai nuk arriti as të pensionohet, sepse vdes në moshë relativisht të re, më 17 mars 1982. Nga Presidenca e Shqipërisë u dekorua me Urdhrin “N.Frashëri”. Familja e tij jeton në Tetovë.Krahas veprimtarisë si mësues, bashkë me shoqen Adile,arsimtare me kualitete të larta, ishin pishtar të arsimit dhe iluminizmit ndër shqiptarë. Nexhat Pustina poet me shpirt vullkanik, rebel me plot lirizëm, shkroi poezi sublime me stilt ë veçant dhe me përkushtim u dha pas krijimtarisë artistike.Ishte pedant,energjik, elegant dhe bohem i rrallë i Tetovës.
– U mor kryesisht me poezi dhe pas vete la këto vepra: “Zë bylbili – lule maji” – 1968, “Zëri në shtërngatë” – 1972, “M’i vjedhin gurët” – 1981, “Kënga e fundit” -1982. Dhe vërtet ishte kënga e tij e fundit, por që do të vazhdojë të jetojë me ne dhe gjeneratat e ardhshme që cdo here do ta kujtojnë.
Poeti sikur i krijoi epitaf vetes për së gjalli! E thurr poezinë edhe porosinë e fundit. Dy lule t’i mbillen atje ku do të vdesë dhe tek ai varr kërkon që t’i falin dy vjersha “që të mos vdesin asnjëherë”. Dhe e la amanet të varroset në Diber.Vdiq i ri, në moshën 56 vjeçare.Dhe ne shkuam ti bëjmë homazh ne Dibren e tij qe e donte me zemër si Tetovën dhe vënduam kunorë lule të freskëta mbi varrin e tij e ia plotësuam amanetin dhe premtuam se emrin dhe veprat e tij tij nuk do ti harojmë kurrë. Falemnderojmē Komunën e Tetovës për mbeshtetjen.
DAIM ILAZI
Kryetar i shoqatës shkrimtarëve
OENEUM TETOVË