Dritan Abazoviq e quan “baba i kombit” Edi Ramën
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mbërritur në Tiranë, ku edhe po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Aty u prit nga nikoqiri Edi Rama, i cili me të parë atë, iu drejtua me fjalët “Eja o më i miri nga të gjithë”.
Pa lëvdata nuk e la as Abazoviqi, i cili iu drejtua Ramës me fjalët “Baba i kombit”.
Në një prononcim të shkurtër për media, Abazovit tha se kryeministri “Rama e ka ofruar të gjithë Evropën në Tiranë, shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në BE”.