Ndihma e re e Shtëpisë së Bardhë për Izraelin dhe Ukrainën pritet të jetë mbi 2 miliardë dollarë
Ndihma e re që do ta japë Shtëpia e Bardhë për Izraelin dhe Ukrainën pritet të jetë mbi 2 miliardë dollarë (1.9 miliardë euro).
Kjo u bë e ditur nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv
Sullivan tha se Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do të ketë bisedime intensive me Kongresin Amerikan këtë javë në mënyrë që paketa e ndihmës të miratohet.