OKH Merhamet organizoi seminar tre ditorë në Strugë
OKH Merhamet organizoi seminar tre ditorë me studentë nga disa qytete të RMV-së në hapësirat e Hotel Mirage në qytetin e Strugës. Seminari nën moton “Rinia përballë sfidave jetësore” u realizua me një program të larmishëm, ku u prezentuan tema të ndryshme nga profesorë, historianë, filmologë, njerëz të mediave dhe hoxhollarë.
“Ky program u shoqërua edhe me aktivitete rekreative dhe sportive që kanë për qëllim edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së studentëve dhe rolin konstruktiv që duhet të luaj rinia në të tashmen dhe të ardhmen e afërt pasi këta të rinj do të jenë bartës të funksioneve shoqërore në shërbim të interesit publik.
Gjatë paneleve të organizuar u shpalosën edhe shumë ide, u zhvilluan debate të shumta nga pjesëmarësit.
Andaj shprehim mirënjohje të thellë për myftiun e Strugës Mr. Salim Sulejmani i cili mbajti fjalë përshëndetëse si dhe panelistët:
Doc. dr. Zejni Mazllami – Historian
Dr. Mehmet Kalisi – Profesor i komunikimit
Mr. Arsim Leskovica – Filmolog
Ridvan ef. Xhaferi – Kryetar i OKH Merhamet
Ky aktivitet u përkrah nga Asambleja Botërore e Rinisë Islame “WAMY” – thuhet mes tjerash në njoftimin e Merhamet.