MaqedoniSport

Pritje e veçantë për Taulant Seferin në vendlindje: Golat ua dedikoj familjes dhe gjithë kumanovarëve!

Familjarë, miqë, shokë, fëmijë, tifozë, të premten në mbrëmje, kishin dal në sheshin e Kumanovës, për ta pritur lojtarin e Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, i cili të enjten shkëlqeu me dy gola kundër Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024 në Gjermani, shkruan Open-TV.

Sapo ka zbritur nga makina, tifozë pasionantë të Taulantit kanë nisur ta përqafojnë dhe të bëjnë fotografi të shumta me të në shenjë kujtimi.

Taulanti i falënderojë të gjithë kumanovarët që kanë dal për ta pritur në shesh, duke iu kërkuar falje për vonesën.

“Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam lumtur që e bëra Kumanovën krenare. Shumicën që kaën dalë sonte po i njoh, janë si familja ime. I falënderoj që kanë ardhur dhe jam i lumtur”, u shpreh fillimsihët Seferi.

Për golat ai tha:

“Ishte ndjesi fantastike, fitore e rëndësishme për Kombëtaren dhe hapi më i madh në këto kualifikuese. Në dy ndeshjet e radhës shpresoj ta vulosim kualifikimin”.

“Golat ia dedikoj familjes sime, kumanovarëve, tifozëve në stadium dhe të gjithë atyre që e kanë ndjek lojën përmes televizonit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Diaspora”, përfundoi taulant Seferi, i cili ka marrë një ditë pushimi nga trajneri Sylvinho për tu kyhyer sërish në Tiranë për miqësoren kundër Bullgarisë më datë 17 tetor.

Kombëtarja shqiptare shënoi fitore madhëshore ndaj çekëve me rezultat 3-0 në “Air Albania”, duke hedhur hapin e madh drejtë ëndrrës për tu kualifikuar në Europianin e ardhshëm. (Open-TV)