Maqedoni

Lloga në Uashington: Bashkëpunimi dypalësh me SHBA-në duhet të vazhdojë dhe thellohet

Nder i veçantë të realizoja një takim në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, me zyrtarë të lartë të kryesuar nga Zëvendës Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Bruce C. Swartz.
Fillimisht shpreha faleminderimin për kontributin dhe investimet ndër vite të SHBA-ve për sistemin e drejtësisë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Diskutuam për reformat në drejtësi, strategjinë 2023-2027, ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen euro-atlantike të vendit, Kodin e ri Penal, Afatin e zgjedhjes së prokurorit republikan, Sistemin për shpërndarjen e lëndëve në Gjyqësor – AKMIS.
Nikoqirët i njoftova edhe për sistemin dhe gjendjen e burgjeve të vendit, si dhe propozim ligjin për amnesti.
Bashkëpunimi bilateral me SHBA duhet të vazhdojë dhe të thellohet, pasi për RMV-në ky bashkëpunim ka pasur dhe vazhdon të ketë rëndësi jetike për të ardhmen e qytetarëve.
Faleminderit përmikpritjen dhe takimin mjaft të rëndësishëm miqve tanë amerikan:
Bruce C. Swartz
(Deputy Assistant Attorney General and DOJ Counselor for International Affairs)
Goran Krnaich
(Senior Counsel Office of the Assistant Attorney General Criminal Division)
Pranga Soni
(Regional Director DOJ – EUROPE)
Michael J. Lyness
(Trial Attorney – Office od International Affairs DOJ)
Michael E. Eaton
Trial Attorney
Office of International Affairs – Criminal Division. Top24