Maqedoni

Aktivisti i BDI nga Gostivari rreshtohet me Artan Grubin e jo me Nevzat Bejtën

Lavdrim Veliu është aktivist shumëvjeçar i BDI-së. Në vorbullimet aktuale brenda këtij subjekti, Veliu i jep përkrahje të plotë zv/kryeministrit Artan Grubi.
Përkrahjen e tij ndaj Grubit, Veliu e shpreh edhe në mënyrë publike përmes Facebookut, pa harruar edhe të ngacmojë kundërshtarët e tij.

Ja postimi i tij i plotë:

“Mëkati” i Grubit nën ombrell të liderit Ahmeti!
Grubi duhet të “shkarkohet” urgejntisht, nuk mundet Grubi të jet aq “shkatrues”, nuk e dij as nuk mundet t’a kuptoj se si guxon me aq vendosëshmeri t’a udhëheq ndërtimin e koridorit 8. Jan plot arsye pse Grubi duhet të “shkarkohet”
– zhvillimi ekonomik i pjesës perendimore
-angazhimi i të gjitha resurseve potenciale ndërtimore
– rritja e vlerës kombëtare të gjith patundëshmëris me theks të veçant pjesa përgjat koridorit 8
– hapësir e panumërt e zhvillimit dhe krijimit të bizneseve
-plot impakte tjera ekonomike
P.s hajt trima e ju rrit mendja….Gostivarin e kufizojm me Greqin