Shpërndaje: Jasiri nga Shkupi dhe Taulanti nga Kumanova i sollën fitoren e madhe Shqipërisë
Mbyllet ndeshja: Shqipëria fiton përballë Çekisë
22:30 – Anulohet goli i Arbnor Mujës
Arbnor Muja, arriti që ta realizojë golin e katërt për Shqipërinë por iu anulua nga referi.
Kjo për shkak se Muja ishte në pozitë jashtë loje.
______________________________________________________________________________________________________
22:18 – Shqipëria e ka realizuar edhe golin e tretë kundër Çekisë.
Në skenë sërish Taulant Seferi.
Ai realizoi pas asistimit të Mirlind Dakut.
______________________________________________________________________________________________________
21:56 – Shqipëria e ka dyfishuar epërsinë kundër Çekisë.
Për 2:0 shënoi Taulant Seferi, në minutin e 51-të pas asistimit nga Sokol Cikalleshi.
21:29 – Çekisë iu anulua goli i barazimit pasi një nga futbollistët luajti me dorë.
Referi e vërejti këtë dhe vendosi që rezultati të mbetet 1 me 0 për Shqipërinë.
Por, mysafirët mbeten me një lojtar më pak, pasi gjyqtari e ndëshkoi edhe me kartonin e dytë të verdhë futbollistin çek, Mojmir Chytil.
______________________________________________________________________________________________________
21:19 – Kanë kaluar 30 minuta lojë në “Air Albania”.
Shqipëria është në epërsi ndaj Çekisë.
Golin e epërsisë e shënoi Jasir Asani, në minutën e nëntë.
Asani e bombardoi portën çeke.
______________________________________________________________________________________________________
20:57 – Shqipëria është në epërsi ndaj Çekisë.
Për golin e epërsisë u përkujdes Jasir Asani.
Asani për 1:0 realizoi në minutin e nëntë.
Ai e bombardoi portën çeke me një supergol.
Pas shënimit të golit, Asani festoi duke e vendosur plisin.