October 6, 2024
Kolumna

“Ne do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme”

Shkruan: Nefail Emini
Deklarata e kryeministrit Benjamin Netanjahu se “NE DO TA NDRYSHOJMË LINDJEN E MESME”, pas luftës mes Izraelit dhe Hamasit është një deklaratë sa e fuqishme aq edhe delikate për të ardhmen e Lindjes se Mesme si një nga rajonet më të paqendrueshme në botë.

A eshte nje paralajmrim se lufta do të zgjerohet edhe në shtetet apo rajonet tjera të Lindjes së Mesme?!

Kush mund të preket nga një zgjerim eventual i luftës dhe cilet do të jenë pasojat e saj?!

Libani

Libani është një nga fqinjët e Izraelit, ku sot jetojnë një numer i madh i Palestinezeve të shperngulur pas Luftrave Arabo-Izraelite, të cilët përbejnë një numër te konsiderueshëm, dhe çdo agravim i situatës në Gaza, mund të shkaktoj reagimin e tyre, duke perfshirë Bejrutin në një koflit të ri me Tel Avivin. Hezbollau është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm në Liban, ku perplasjet mes tij dhe Izraelit datojnë që në vitet 80 të shekullit XX, ku edhe në konflitin që tani po zhvillohet ky grup është perfshirë duke sulmuar disa baza Izraelite, kjo rrit friken e perhapjes së luftes edhe në këtë shtet.

Jordani

Jordania është një shtet tjetër fqinj i Izraelit, i cili poashtu si Libani ka një numër të konsiderueshem palestinez qe jetojne në të, si dhe ka një histori të perballljes ushtarake me të. Mbreti Abdullah një properendimore i rëndesishëm në Lindjen e Mesme ka arritur që të mbaj një balance delikate brenda shoqerisë jordaneze duke ruajtur shtetin e tij edhe nga vala e demostratave të Pranverës Arabe. Kjo gjë mund te ndryshoje nese situata perkeqësohet në Gaza, presioni popullor mund të rritet duke prishur balancat delikate qe mbizotrojne në këtë shtet, që do ta detyrojnë këtë te fundit të perfshihet në një konflikt direkt me Tel Avivin pavarsisht Traktatit të Paqes të vitit 1994.

Siria

Siria është një shtet tjetër, i cili pavarsisht se është i shkaterruar nga lufta civile, mund te preket nga zhvillimet që po ndodhin në Gaza. Damasku ka luajtur një rol historik në mbeshtetje të kauzës Paleatineze, e cila perpos faktorit etnik dhe fetar që kanë dy popujt, fshehë edhe faktorin gjeopolitik për sirianet. Kjo lidhet me Lartesit Golan qe Siria humbi gjatë luftës 6 Ditore të vitit 1967, ku Damasku çdo herë ka pretenduar që ti rikthej nën zotrimin e saj. E ky faktor mund të determinoje që edhe Siria të perfshihet ne nje konflikt qe ka potencial të shpërthej në të gjithë Lindjen e Mesme.

Egjipti

Per dallim nga dy shtete e siperpermendura, Egjipti nuk ka një numer shumë të lartë të etniteti palestinez që jetojne ne territorin e tij, por ai paraqet shtetin më të madh arab në Lindjen e Mesme, e për një kohë të gjatëka qenë ideatori i Pan-Arabizmit pra nacionalizmit arab dhe ndjeshmëria ndaj çështjes palestineze është shume e lartë. Nëse situata përkeqesohet në Gaza, presioni publik mund ta detyroje Kajron që të perfshihet në konflikt duke i vënë zjarrin gjithë Lindjes së Mesme, për pasojë do të mbyllet edhe Kanali i Suezit, që do të shkatojë një tronditje në ekonominë globale.

Irani

Irani është një shtet tjetër, që mund të perfshihet në luftë edhe perkundër faktit se ai nuk kufizohet me Izraelin, por që ky i fundit e ka akuzuar si ideator të sulmit. Në rast të një sulmi të Izraelit drejt Iranit, do te ndizte shkëndijat e një lufte që nuk do të kufizohej vetëm në Lindjen e Mesme, por mund te perfshinte edhe Azinë Qendrore. Irani është nje vend heterogjen, që nënkupton se ka nje numër të madh pakicash etnike, që kanë mungesë të lojalitetit ndaj Teheranit.

Azeret janë grupi më i madh etnik në Iran ku perbejnë mes 12 deri ne 20 milion banorë që jetojnë kryesisht në provincën e Azerbajxhanit Iranian, të cilet disa herë kanë shpreh qellime separatiste, pra të ndahen nga Irani dhe të bashkohen me Azerbajxhanin, e në rast të një lufte, ata mund të arrijnë qellimin e tyre duke shkaktuar trubulenca në Azinë Qendrore e cila është jo e qendrueshme dhe shumë leht mund të destabilizohet.

Kurdet jane një pakicë tjetër që perbëjnë 8 milion banorë apo rreth 10% te popullatës së Iranit, të cilët kanë shpreh qëllime për ndarje nga Teherani dhe krijimin e një shteti të pavarur të Kurdistanit, në rast të luftes do tu ofronte atyre një mundesi për ndarje. Kjo aspiratë e kurdve, ka impakte te fuqishme gjeopolitike, pasi ky grup etnik shtrihet edhe në Irak, që nenkupton se nese ata ndahen nga Irani do te krijonte destabilitet në Bagdat që edhe ashtu është i brisht. Siria është shteti tjeter ku jetojne kurdet, dhe në rast të suksesit të bashkatedhetareve të tyre në Iran edhe ata do te rebeleoheshin per tu bashkuar me ata në Iran.

Turqia

Turqia është anetare e NATO-s dhe nje shtet tjeter ku jetojnë kurdet, të cilët perbejnë një numër të konsiderueshem të popullsisë, ku këta të fundit kanë shpreh qellime separatiste për një kohë te gjatë dhe të cilën Ankaraja e ka kundershtuar fuqishëm. Çdo levizje nga Kurdët e Iranit për pavarsi do të përfshinte ata të Irakut dhe Sirisë do të shkaktonte destabilitet të fuqishem në Turqi, ku pasojat e saj nuk do te kufizoheshin vetëm në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, por do të perfshinin edhe Evropën.

Pakistani

Pakistani është një shtet berthamor që mund të preket nga një luftë mes Izraelit dhe Iranit. Në territoret e kesaj të fundit jeton një pakicë etnike prej 2 milion Baluc që janë në kufi mes Iranit dhe Pakistanit, dhe e nejta etni me rreth 5 milion banorë jetojnë edhe në këtë të fundit. Balucet kanë shpreh synim për bashkimin dhe krijimin e një shteti te tyre kombetar. Një luftë do ta dobesonte autoritetin e Teheranjt në këtë provincë do te rrezikonte edhe një shtet te Azisë Jugore, pra Pakistanin.

Çdo eskalim i situates në Gaza, mund të shkaktoj efekt domino në tërë rajonin, pashmangshmerisht do të impononte perfshirjen e fuqive të mëdha, që çon në rrezikun e një perballje globale.