Rritet në 770 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës të bllokuar ka shkuar në 770, transmeton Anadolu.
Në deklaratën në llogarinë e saj në Facebook, Ministria palestineze e Shëndetësisë përditësoi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në sulmet ajrore të Izraelit në Gaza.
Në deklaratë thuhet se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në 770 ndërsa numri i të plagosurve është rreth 4 mijë.
Ministria raportoi se numri i palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori ishte 18 dhe numri i të plagosurve ishte afërsisht 100.
Konflikti Izrael-Palestinë
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit të quajtur “Tufani i Aksa-së” mëngjesin e 7 tetorit.
Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën Portën Kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.
Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit ndërsa ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza kishte njoftoi më parë se 687 persona, përfshirë 140 fëmijë humbën jetën ndërsa 3.726 njerëz u plagosën në sulmet izraelite.