Izraeli thotë se ka gjetur trupat e 1500 militantëve të Hamasit
11:51 – Lideri iranian: Puthim dorën e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist
Lideri suprem i Iranit, Ajetullah Ali Khamenei, e ka mohuar përfshirjen e Iranit në sulmin vrastar të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën.
Mirëpo, sipas një përkthimi nga Reuters, ai ka thënë: “Puthim duart e atyre që e planifikuar sulmin ndaj regjimit sionist”.
Irani njihet si financues i Hamasit, dhe furnizues i tyre me armë dhe stërvitje.
11:34 – Deri në 150 pengje në Gaza, thotë ambasadori izraelit në OKB
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, thotë se “midis 100 dhe 150” pengje po mbahen në Gaza, pasi u rrëmbyen nga Izraeli.
Vlerësimet e mëparshme e kanë vendosur shifrën në “dhjetëra” dhe rreth 100.
Mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se familjet e 50 pengjeve janë njoftuar nga ushtria, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Më shumë familje do të kontaktohen pasi ushtria verifikon informacionin”, tha ai.
Mbrëmë, Hamasi tha se do të ekzekutonte pengjet nëse Izraeli do të kryente sulme ajrore pa paralajmërim.
11:24 – Raz dhe Aviv u morën peng nga shtëpia e gjyshes, militantët e Hamasit i futën në kamion
”Izraeli është në luftë pasi militantët e Hamasit nisën një sulm shkatërrues”, kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Nentayahu duke se ditët vijuese do të jenë të vështira.
Hamasi, grupi militant palestinez që ‘sundon’ Rripin e Gazës, nisi një sulm të gjerë të shumëfishtë kundër Izraelit të shtunën, përcjell klankosova.tv.
Mijëra raketa u hodhën nga Gaza ndërsa militantët depërtuan në komunitetet izraelite, duke masakruar qindra dhe rrëmbyer rreth 150 pengje.
Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore si hakmarrje dhe ka vendosur një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës, duke ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe gazin për 2.3 milionë banorë.
Nga ana tjetër, Hamasi ka paralajmëruar se do fillojë të transmetojë video të ekzekutimit të pengjeve nëse Izraeli merret me ‘civilët e pafajshëm’.
Qindra civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, besohet se janë marrë peng në Izrael nga Hamasi.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje specifike në lidhje me numrin dhe identitetin e viktimave të rrëmbyera, megjithatë, një vlerësim paraprak i ndarë nga një zyrtar i lartë ushtarak thotë se janë 150 persona janë kapur.
Midis tyre janë 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv. Prindërit e dy të miturave janë të shkatërruar.
Babai i tyre Yoni Asher thotë se i pa vajzat e tij në një video të terroristëve, duke shtuar se i kishin futur në një kamion, të rrethuar nga burra me armë në duar.
Ai sipas tvKlan, ende s’ka kontakt as me gruan e tuj, Doron Asher Katz, 34 vjeç. Kjo e fundit ndodhej te shtëpia e prindërve në Izraelin Jugor. Nuk dihet nëse ajo është rrëmbyer apo vrarë.
”Ajo më tha se terroristët i kishin shkuar në shtëpi, telefoni u shkëput”, thotë Yoni./tvklan.al
10:01 – OKB: Mbi 187 mijë njerëz të zhvendosur në Gaza
Më shumë se 187 mijë njerëz janë zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës, sipas agjencisë së OKB-së që punon me refugjatët palestinezë.
Në përditësimin e saj të fundit, UNRWA tha se 187,518 janë detyruar të ikin – një shifër që ajo thotë se “pritet të rritet më tej”, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Gati 137 mijë persona të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) janë strehuar në 83 shkolla të UNRWA në të gjithë enklavën e rrethuar palestineze, ndërsa vazhdojnë sulmet e rënda ajrore izraelite.
“Kushtet janë të vështira, me disa strehimore të mbipopulluara dhe me disponueshmëri të kufizuar të ujit të pijshëm”, shtoi ai.
Zyra në terren e UNRWA në Gaza ka “pësuar dëme kolaterale për shkak të sulmeve ajrore”. Ndërtesa të tjera të agjencisë së OKB-së, si shkolla, qendra shëndetësore dhe një qendër rehabilitimi për personat me shikim të dëmtuar, janë dëmtuar.
Pothuajse gjysmë milioni njerëz në Gaza nuk kanë qenë në gjendje të marrin racione ushqimore të OKB-së këtë javë pasi qendrat e shpërndarjes janë mbyllur, së bashku me shkollat.
10:00 – Blinken: ShBA-ja mbështet mbrojtjen e Izraelit kundër “sulmit terrorist të Hamasit”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur me Ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen të hënën për të diskutuar mbështetjen për Izraelin pasi ky vend “mbron veten kundër sulmit terrorist të Hamasit”.
Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe ripohoi përpjekjet e ShBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit, raporton CNN, trasnmeton KlanKosova.tv.
Pengët përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se kishte “të ngjarë” që shtetasit amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.
Blinken foli gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna dhe përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane “drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit”.
09:08 – Shkatërrimi i Hamasit është një prioritet për Izraelin, thotë ambasadori, pasi grupi militant kërcënon pengjet
Izraeli po godet në mënyrë të përsëritur Gazën me sulme ajrore vdekjeprurëse, duke zhvendosur më shumë se 100,000 njerëz dhe duke dërguar valët e palestinezëve të plagosur në spitalet e mbingarkuara, ndërsa liderët ushtarakë ndjekin urdhrat e një “rrethimi të plotë” të brezit bregdetar me popullsi të dendur.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara i tha CNN-it të hënën se prioriteti i vendit është “të zhdukë aftësitë terroriste të Hamasit”, pasi grupi militant kërcënoi të vriste pengjet civile dhe të transmetonte ekzekutimet nëse sulmet ajrore synojnë Gazën pa paralajmërim.
“Sigurisht, ne duam t’i shohim të gjithë djemtë, vajzat, gjyshet tona, të gjithë ata që u rrëmbyen ne duam t’i shohim në shtëpi, por tani fokusi ynë është të shikojmë strategjinë tonë kombëtare është të zhdukim aftësitë terroriste të Hamasit”, tha Gilad Erdan, transmeton KlanKosova.tv.
Erdan tha se numri i njerëzve që besohet se janë marrë peng në Gaza, pas sulmit të papritur shkatërrues të Hamasit në tokën izraelite, vlerësohet të jetë midis 100 dhe 150. Të dielën, Hamasi pretendoi se mbante më shumë se 100 pengje në Gaza, duke përfshirë oficerë të lartë të ushtrisë izraelite.
Erdan shtoi se prania e pengjeve në Gaza “nuk do të na ndalojë, nuk do të na pengojë të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të siguruar të ardhmen e Izraelit”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar paralajmërime të tmerrshme për Hamasin të hënën, duke thënë se forcat izraelite do të sulmojnë me një forcë “si kurrë më parë” dhe se shkatërrimi i bastioneve të Hamasit në Gaza është “vetëm fillimi”.
08:48 – Sulmi ajror në qytetin e Gazës vret dy gazetarë palestinezë
Një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës vrau dy gazetarë palestinezë herët të martën, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.
Wafa i identifikoi gazetarët si redaktori, Saeed Al-Taweel dhe fotografi Mohammed Sobih. Sulmi ajror ndodhi pranë një zone ku kishte disa zyra mediash.
Tre gazetarë palestinezë thuhet se u qëlluan dhe u vranë ndërsa raportonin në Gaza të shtunën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, duke cituar grupet palestineze të lirisë së shtypit, identifikoi dy prej tyre si fotografi Ibrahim Mohammad Lafi dhe reporterin Mohammad Jarghoun. CPJ tha se konfirmoi se gazetari i pavarur Mohammad El-Salhi gjithashtu u vra, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
08:34 – Trupat e 1500 militantëve të Hamasit janë gjetur, thotë ushtria izraelite
Ushtria izraelite thotë se trupat e 1500 militantëve të Hamasit janë gjetur në Izrael dhe rreth Rripit të Gazës.
Raportohet se evakuimi i të gjitha komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës ishte pothuajse i plotë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
10.10.2023 -08:23 – Kufiri me Gazën është siguruar, thotë ushtria izraelite
Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e kufirit me Gazën.
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, tha se nuk kishte pasur inkursione gjatë ditës së kaluar.
Ai tha se inxhinierët po minonin zonat ku janë shkatërruar pjesët e gardhit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Militantët e Hamasit depërtuan nëpër barrierë në shumë vende përpara se të nisnin sulmin e tyre të shtunën.
23:02 – Izraeli thotë se do të sulmojnë Gazën edhe nëse nga kjo dëmtohen izraelitët e zënë robër
Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore të Izraelit në Gaza do të vazhdojnë edhe nëse nga kjo dëmtohen izraelitët e zënë robër.
“Sulmet në Rripin e Gazës do të kryhen fuqishëm dhe gjerësisht, madje edhe me koston e dëmtimit të pengjeve izraelitë që janë në robëri në Gaza”, tha ushtria izrealite.
Tutje ata shtuan se nëse dihet ku ndodhen robërit do të përmbahen nga sulmi në atë vend, por derisa nuk dihet vendndodhja e tyre, të gjitha objektivat e Hamasit do të sulmohen, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
22:44- Sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës deri më tani vrau 100 fëmijë
Rreth 100 fëmijë palestinezë janë vrarë, që kur ushtria izraelite nisi sulmet e saj në Rripin e Gazës të shtunën në mëngjes, tha Defense for Children International – Palestine.
”Të paktën 91 fëmijë palestinezë në Gaza janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe forcat izraelite kanë qëlluar dhe vrarë pesë djem palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar”, tha grupi për të drejtat e fëmijëve.
Ata po ashtu deklaruan se disa familje të tëra u shkatërruan, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv
21:44 – MPJD fton kosovarët që janë në rrezik nga luftimet në Izrael t’i kontaktojnë në këtë numër
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që janë në Izrael, të cilët janë në rrezik nga lufta që është duke u zhvilluar atje për të kontaktuar me Ambasadën e Kosovoës në Izrael.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, MPJD ka bërë të ditur se numri emergjent të cilin mund ta kontaktoni është ky: +9720586340450.
“MPJD i bënë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë numrin e mëposhtëm emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit, Igli Hasani, për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar”, thuhet në njoftim./
21:27 – Shtatë kosovarë kërkojnë ndihmë për t’u larguar nga zona e luftës në Izrael
Shtatë kosovarë aktualisht po kërkojnë ndihmë nga Ambasada e Kosovës në Izrael, për t’u ofruar zgjidhje, që të largohen nga zona e luftës që shpërtheu.
Veç tyre, tetë të tjerë tashmë janë kthyer në vendlindje për shkak të sulmit terrorist ndaj shtetit të Izraelit që ndodhi të shtunën, më 7 tetor të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për klankosova.tv, nga dikaster i cili u shprehën se po mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen me punë në shtetin e Izraelit si pjesë e stafit ndërkombëtar të organizatave të huaja.
“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kërkuan ndihmë tashmë janë larguar nga territori i shtetit të Izraelit. Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’i ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po mban kontakte të vazhdueshme edhe me shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen me punë në shtetin e Izraelit si pjesë e stafit ndërkombëtar të organizatave të huaja apo agjensioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së”, thuhet në përgjigje.
Po ashtu, theksohet se nga informacionet e pranuara deri më tash nuk raportohet për ndonjë shtetas të Republikës së Kosovës që ka humbur jetën apo është lënduar.
Deri tani numri i izraelitëve të vrarë ka shkuar në 900, ndërkaq i palestinezëve 687. Lufta nisi kur Shërbimet izraelite të emergjencës kanë bërë të ditur se dhjetëra raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.