Amina Nuraj: Të punosh për Sanxhakun në Serbi, duhet të kesh zemër e të duash Shqipërinë. Nuk më thyeni dot…
Këta individë nga DIASPORA dhe Shqiperi Etnike, që mendojnë se me fjalët e tyre mund të më çojnë në fund, ju jeni pak të humbur sepse askush nuk do të më shohë kurrë në tokë.
Ju që e keni dëgjuar përmendjen e Sanxhakut vetëm nga unë personalisht dhe jeni njohur me historinë e Sanxhakut kur u shfaqa, nuk keni absolutisht të drejtë të më thoni disa gjëra për të cilat nuk keni ide.Çdo fakt historik që kam shkruar e keni mësuar nga unë personalisht.
Suksesi im e lëndon aq shumë do individë
sa kan filluar të shpikesh gënjeshtra për mua dhe shikon çdo postim tim dhe ia shton n listen e vet shokëve çdo shokun tim që ata të bëhen të famshëm përmes shpinës sime.
Atë që bëra unë, askush nga ju nuk pat guxim dhe nuk mundi, sepse për këtë duhet zemër patriotike dhe dashuri e pastër për Atdheun!
Njerëzit më kanë njohur mirë në këto 11. vite dhe e dinë se kush është Amina.
Kush di më mirë se të punojë për Atdheun, le të vijë në Sanxhak dhe të provojë, por e di që do të ikë pas një muaji. Sepse kjo është një punë për të fortët, jo për të dobëtit.