Kosovë

Kurti shfaqet i nervozuar: Serbia po luan lojën e Putinit, ndërkombëtarët të tregohen më të ashpër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shfaqet dukshëm i indinjuar dhe i frustruar gjatë një interviste për Sky News. Ai po kërkon që komuniteti ndërkombëtar të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj fqinjit të tij serb.

“Ata [Serbia] e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”, ka thënë Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar aktin e sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, por kanë thënë që janë në pritje të hetimit të olotë përpara se të marrin ndonjë vendim në lidhje me Serbinë.