Maqedoni

VMRO nxit diskriminim racor kundër nxënësve shqiptarë në Komunën e Gazi Babës

Të nderuar qytetarë,Të nderuara media

Ditëve të fundit, fatkeqësisht po shohim fenomen të diskriminimit racor, një lojë politike në kurriz të fëmijëve dhe rritje të retorikës së urrejtjes ndër etnike në vend. E gjithë kjo po nxitet nga VMRO-DPMNE dhe zyrtarë të kësaj partie. Kryetari i Komunës së Gazi Babës, në shekullun 21 nuk lejon hapjen e paraleles për mësim në gjuhën shqipe në fshatin Njegosh edhe pse ka pranuar vendim nga Inspektoriati për Arsim, ndërsa njerëz të afërt me këtë parti po nxisin qytetarët maqedonas që të dalin në protesta kundër fëmijëve shqiptarë dhe të drejtës së tyre për mësim në gjuhën amtare. Me këto veprime partia më e madhe në opozitë është rikthyer 30 vite mbrapa, në vitet e 90-ta kur poashtu zyrtarë aktual, aso kohe rinistë të VMRO-DPMNE protestonin kundër paraleleve shqipe, fakultetit pedagogjik dhe mësimit në gjuhën shqipe në përgjithësi.

Ju bëjmë thirje drejtuesve të kësaj partie dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës që të reflektojnë, të mos ngjallin urrejtje dhe të mos ushqejnë rracizëm kundër shqiptarëve, sepse avanturat e këtilla dëmtojmë vendin, shoqërinë dhe në fund edhe vetë partinë në fjalë.