Propozim Ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare
Propozim ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare, informojnë sot nga Ministria e Drejtësisë.
Prej aty njoftojnë se në përpunimin e këtij Ligji kanë marrë pjesë të gjitha subjektet në sistemin e drejtësis për fëmijët, UNICEF dhe organizatat joqeveritare.
“Grupi punues për përgatitjen e Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në procesin e konsultimeve me palët e interesuara i kushtoi vëmendje të veçantë rekomandimeve për përmirësimin e kornizës legjislative për drejtësi për fëmijë të hartuara nga UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.
Me zgjidhjet e propozuara është bërë një hap i rëndësishëm përpara duke përcaktuar interesin më të mirë të fëmijës, ndërsa pritet që roli i qendrave të punës sociale në zbatimin e drejtësisë restauruese, pra procedurave jashtëgjyqësore, për një veprim të një fëmije, i cili veprim me ligj është parashikuar si vepër penale apo kundërvajtje, do të rritet mbrojtja e fëmijëve viktima nga viktimizimi dytësor në pajtim me standardet evropiane.
“Veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet e propozuara në nenet 97 dhe 98, në të cilat është transponuar Direktiva e Parlamentit Evropian për masat mbrojtëse procedurale për fëmijët që janë të dyshuar ose janë të akuzuar në procedurë penale dhe të njëjtat rregullojnë të drejtën e fëmijës në udhëzim për të drejtat dhe të drejtën për t’u shoqëruar nga prindi/kujdestari gjatë hetimit para organit që udhëheq procedurën ose nga një person tjetër të moshës madhore i përcaktuar nga fëmija”, thuhet në kumtesë.
Nga Ministria e Drejtësisë shtojnë se do të riafirmohet sistemi i specializimit të subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët, me çka punëtorët profesionistë në qendrat e punës sociale, gjyqtarët, prokurorët publikë, avokatët dhe ndërmjetësit duhet të ndjekin trajnime të specializuara për të drejtat e fëmijëve dhe delikuencën e fëmijëve, të paktën pesë ditë gjatë vitit, në vend ose jashtë vendit.