Flet ministri serb Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për median boshnjake “Istraga” deklaron se ai së bashku me familjen e tij ndjehet më i sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.
Ai e ka cituar edhe Oliver Ivanoviq se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.
“Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Siç ka thënë dikur Oliver Ivanoviq para se të vritej: Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”, është shprehur ai për “Istraga”, transmeton Gazeta Express.