Maqedoni

LD: A ka pilot në aeroplanin e quajtur Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

Të dashur qytetarë, seriali për fëmijë i quajtur “Të luajmë shtet” vazhdon me një episod të ri.

Sikur të mos na mjaftonte saga me ndryshimet për ligjin për përgjegjësi penale, për të cilin në fakt do të rezultojë se ka qenë për një përdorim, sepse ministri Lloga tani u paraqit se ai po përgatit një zgjidhje krejtësisht të re ligjore.

Ndërkohë që qytetarët ende nuk po mund ta marrin veten nga episodi i Kodit Penal, ka nisur episodi i ri i quajtur Amnistia. Aktori kryesor vazhdon të jetë ministri Lloga, i cili tashmë ndryshe nga episodi paraprak ku luante si viktimë, shfaqet në rolin e shpëtimtarit. Por lumturia e krijuar artificialisht nuk zgjati shumë, kështu që ministri Spasovski ia turbulloi ujin.

Dhe për tu bërë edhe më tragjikomike e gjithë situata, rol të vetin mori kryeministri, i cili thotë se nëse ligji amniston vërtet persona që kanë kryer krime të rënda, atëherë unë do të ndërhyj në Kuvend me amendamente. Imagjinoni këtë e thotë kryeministri i vendit.