Flakron Bexheti emërohet në postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale
Flakron Bexheti prej dje ka nisur detyrën si sekretar shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale.
“Pas nominimit tim nga ana e Kryesisë qëndrore të ASH, muaj më parë si Sekretar shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, dua tju njoftoj që edhe zyrtarisht kam marë detyrën në fjalë! Pozicioni i Sekretarit shtetëror përbën një sfidë të re për mua si njeriu më kompetent për funksionimin dhe koordinimin sa më të efikas të administratës së MPPS”, ka nënvizuar ndër të tjera, Flakron Bexheti.
Ai ka shtuar se do të zotohet që pozitën në fjalë do e ushtroj me përgjegjësinē më të madhe në kuadër të kompetencave dhe mundësive ligjore, me profesionalizëm, duke punuar me nder dhe përkushtim të plotë në interes të funksionimit sa më efikas të Ministrisë dhe gjithë qytetarëve, punëtorëve, të drejtat e tyre, dhe kategorive të ndijeshme që përfaqëson kjo Ministri. (INA)