Deputeti gjerman ‘gozhdon’ Vuçiçin: Gënjeshtra është elementi i tij qendror
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”.
Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksander Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.
“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.
Ai më tej ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.