Kosovë

Avokati serb Çedomir Stojkoviç: Dje janë vrarë 7 deri 10 serbë, Vuçiq tu tregojë familjarëve

Avokati serb, Çedomir Stojooviç, njëheri aktivist për të drejtat e njeriut ka shkruar në Twiter se në Banjskë janë vrarë 7 deri 10 serbë. Ai ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar prej tij t’u tregojë familjarëve, shkruan Lideri.mk.

“Kjo sasi e armëve që u sekuestrua dje në Kosovë nga sulmuesit, së bashku me 20 xhipa, nuk kishte asnjë shans të ekzistonte pa dijeninë e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë dhe vetë Aleksandar Vuçiqit. Dhe nuk ka se si të hyjnë në Kosovë pa dijeninë dhe mbështetjen e Serbisë dhe të ‘zotit’ të saj Aleksandar Vuçiq, sepse është territori/kufiri më i kontrolluar i Serbisë.

E kundërta do të thoshte se në Serbi çdokush mund të ketë një mini-ushtri të tillë pa ditur gjë shteti për të.

Drama dhe lotët e shfaqur nga Aleksandar Vuçiq në konferencën e djeshme për shtyp dëshmojnë se ai ka ditur për atë grup, se veprimet e atij grupi kanë qenë pjesë e planit të tij dhe se me shumë gjasa ka njohur disa nga anëtarët e tij.

Ato reagimet e tij emocionale të djeshme në konferencë i drejtoheshin të vdekurve në atë organizatë të armatosur, të cilën ai ndoshta e njihte.

Ai e dinte mbrëmë se numri i të vdekurve ishte më i madh se 3, dhe se ishte 7 deri 10. Dhe këtë nuk pranoi t’ua tregojë qytetarëve të Serbisë, e mbi të gjitha familjeve, burrat e të cilëve vdiqën dje”, shkruan Stojkoviç./Lideri.mk