VMRO-DPMNE: Vazhdon praktika që vajza Panovska-Stavridis t’i japë tenderë babait Panovski
Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në konferencën e sotme për media
foli për atë, që ajo e quajti Praktikњ vjetore e Klinikës për Hematologji, ku drejtoreshë është Irena Panovska-Stavridis, kurse tender i jepet tregtarit me shumicë “Dr. Panovski”, ku pronar është babai i saj.
“Tender mbi 3 milionë euro!
Kjo është kontrata e lidhur me 01.09.2023 për prokurimin e mallit e lidhur në mes të PJU QSU për Hematologji si autoritet kontraktues dhe SHA “Dr.Panovski” si bartës i prokurimit. Disa gjëra mund të vihen re nga dokumentacioni. Së pari, bëhet fjalë për një ofertues të vetëm, gjegjësisht kompania e babait është paraqitur si ofertues i vetëm në këtë tender dhe vajza është drejtoreshë e Klinikës e cila e publikon shpalljen. Gjithashtu, me rastin e lidhjes së kontratës, Klinika e Hematologjisë përfaqësohet nga nënkryetari i bordit drejtues, e cila është e autorizuar me vendim për lidhjen e kontratës dhe vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm që ka marrë drejtori pranë autoritetit kontraktues, gjegjësisht vajza ka zgjedhur babanë e saj si ofertues më të favorshëm.
Kjo nuk është kontrata e parë që pronari i SHA “Dr. Panovski” e merr nga vajza e tij. “DKSK ka hapur një rast para disa vitesh, i cili ende nuk ka konkluzion për tenderët e tjerë edhe në shumën prej 3 milionë eurove, të cilët i ka dhënë vajza e babait Panovski”, tha Miteva.
Kjo, sipas saj, është dëshmi se mosndëshkimi i krimit do të thotë mbështetje ndaj krimit.
“Qeveria e SDS-së dhe BDI-së nuk ka frena, për ta janë të kota dhe të parëndësishme skandalet e panumërta, që shkatërruan shëndetësinë kur nuk ka përgjegjësi për to, por, përkundrazi, SDS dhe BDI vazhdojnë të stimulojnë krijimin e perandorive të biznesit“, tha Miteva.